Kryeministri kanadez largon nga misioni diplomatik ambasadorin e Kinës

Amerika

Kryeministri kanadez largon nga misioni diplomatik ambasadorin e Kinës

Më: 27 janar 2019 Në ora: 10:16
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum.

Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huaëei të Kinës.

Kryeministri Trudeau thanë një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera.

Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë.

Meng akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për shamngie të sanksioneve ndaj Iranit. Akuzat u mohuan nga kompania Huaëei.

Trudeau falenderoi ambasadorin e Kinës për shërbimin që ka ofruar gjatë viteve në Kanada.

McCallum kishte shkaktuar polemika të martën, kur publikisht kishte kundërshtuar kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e zonjës Meng. Një ditë më pas, ai tha se ësht ëkeqinterpretuar dhe se komentet e tij kanë krijuar konfuzion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat