Banorët brazilianë evakuuohen nga rreziku i shembjes së pendës së dytë

Amerika

Banorët brazilianë evakuuohen nga rreziku i shembjes së pendës së dytë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:18
Brazil

Autoritetet në Brazil kanë paralajmëruar mijëra persona të evakuuohen nga rreziku i shembjes së pendës sërish, disa ditë pas ngjarjes që la të vdekur 37 persona dhe shumë të zhdukur.

Të premten, shembja e pendës në një minierë hekuri, shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë.

Zyrtarët lokalë paralajmëruan rrezik nga niveli i lartë i ujërave dhe kanë urdhëruar mbylljen e urave.

Të dy pendat i përkasin minierës më të madhe në Brazil, Vale.

Kompania ka ngrirë një shumë nga buxheti për t’i dalë në ndihmë punonjësve dhe për të përmirësuar dëmet.

Ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi shembjen e pendës së parë në Brumandinho, që ka 39,000 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat