SHBA: 12 imigrantë pa dokumenta pushohen nga puna në një klub të Presidentit Trump

Amerika

SHBA: 12 imigrantë pa dokumenta pushohen nga puna në një klub të Presidentit Trump

Më: 27 janar 2019 Në ora: 18:30
një menaxher në Klubin Kombëtar të Golfit në Distriktin Westchester i thirri 12 punëtorët një nga një më 18 janar dhe i pushoi nga puna

12 punonjës imigrantë në një nga klubet e golfit të Presidentit Donald Trump në Nju Jork që janë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, u pushuan nga puna këtë muaj, megjithëse menaxherët kishin qenë në dijeni të statusit të tyre për vite me radhë, tha të shtunën një avokat i punonjësve.

Ndërsa presidenti fliste ashpër kundër imigrantëve të paligjshëm gjatë mbylljes së qeverisë, një menaxher në Klubin Kombëtar të Golfit në Distriktin Westchester i thirri 12 punëtorët një nga një më 18 janar dhe i pushoi nga puna, tha avokati Anibal Romero.

Shumë prej tyre kishin punuar në klub për mbi 10 vjet, tha aid he menaxherët e dinin që kishin dorëzuar dokumenta të rreme, por bënë sikur nuk e kishin kuptuar.

Pushimet erdhën pasi disa punëtorë në një klub tjetër të zotit Trump në Nju Xhersi thanë muajin e kaluar se menaxherët i kishin punësuar duke e ditur që ishin ilegalisht në vend dhe madje e kishin ndihmuar një prej tyre të siguronte dokumenta të rreme.

Të dielën presidenti Trump shkruante në Twitter lidhur me koston dhe numrin e lartë të imigracionit të paligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat