Kriza në Venezuelë, SHBA-të do t’i kundërpërgjigjen kërcënimeve

Amerika

Kriza në Venezuelë, SHBA-të do t’i kundërpërgjigjen kërcënimeve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 08:07
Venezuelë

SHBA-të kanë paralajmëruar Venezuelën se do t’i kundërpërgjigjen çdo kërcënimi ndaj diplomatëve amerikanë ose udhëheqësit të opozitës Juan Guaido.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha se çdo “kërcënim” i tillë do të ishte “një sulm i rëndë për sundimin e ligjit”.

Paralajmërimi i tij vjen disa ditë pasi SHBA-të dhe më shumë se 20 vende të tjera e njohën Guaidon si president të përkohshëm.

Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta anti-qeveritare të mërkurën dhe të shtunën.

Kriza politike në Venezuelë tani duket se ka arritur pikën e vlimit, pas përpjekjeve në rritje të opozitës për të larguar Maduron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat