Chicago, bën aq ftohtë, sa uji i nxehtë ngrin në pak çaste

Amerika

Chicago, bën aq ftohtë, sa uji i nxehtë ngrin në pak çaste

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:41
Chicago

Ftohtë dhe ngricë në SHBA. Në Chicago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.

Prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë.

Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëherëshme dhe avullim i tij.

Duke patur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish.

Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast.

Në disa vende të SHBA-ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat