Zjarr në hotel, dy të vdekur dhe 100 të plagosur

Amerika

Zjarr në hotel, dy të vdekur dhe 100 të plagosur

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Foto Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë një zjarri të rënë në një hotel në Buenos Aires, të Argjentinës.

Ngjarja e rëndë u shënua në Hotel de Las Naciones, në qendër të qytetit.

Zjarri përfshiu disa kate të hotelit gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, duke u përhapur me shpejtësi të madhe, çka shkaktoi edhe bilancin tragjik.

Viktimat janë një grua 55 vjeçe, e cila gjeti vdekjen në spital, dhe një police, e cila ishte ndër të parat që ndërhyri për t’iu ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në hotel.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit teksa hetimet janë në vijim. Dëshmitarët thonë se para rënies së zjarrit, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat