Maduro tenton të zbusë kundërshtarët, premton zgjedhje të parakohshme

Amerika

Maduro tenton të zbusë kundërshtarët, premton zgjedhje të parakohshme

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 23:07
Nikolas Maduro

Në një manovër për të qetësuar kundërshtarët e tij dhe zemërimin popullor, presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro tha se do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme për Asamblenë Nacionale.

Maduro foli para mbështetësve të tij në një ditë kur e gjithë Venezuela u përfshi në protesta masive kundër tij. Lideri i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur Huan Guaido e akuzon se Maduro u zgjodh në një proces zgjedhor me manipulime të mëdha.

Guadio njihet si president nga SHBA-të dhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova. Por nga ana tjetër, kaosi politik e ka zhytur Venezuelën në mjerim.

Ndërsa policia e kontrolluar nga Maduro po shtyp zërat kundër, rezervat ushqimore dhe karburanti në Venezuelë janë drejt fundit.

Opozita ka kërkuar ndihma humanitare për të cilat presidenti i vetëshpallur Huan Guaido tha se do të vijnë nga jashtë, brenda pak ditësh, pavarësisht kundërshtimit të Maduros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat