SHBA, rritje e përdorimit të ilaçeve kundër ankthit

Amerika

SHBA, rritje e përdorimit të ilaçeve kundër ankthit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Një numër në rritje i njerëzve në SHBA po përdorin ilaçe kundër ankthit si Valium dhe Xanax jo vetëm për ankth ose depresion, por edhe për dhimbje kronike, thonë studiuesit.

Këto barna janë në një familje të ilaçeve të njohura si benzodiazepina, të cilat gjithashtu përfshijnë edhe ilaçet si Ativan dhe Klonopin.

Benzodizepinët përdoren kryesisht për ankth, por edhe për kushtet si pagjumësia, sulmet e panikut, marramendje, lënien e alkoolit dhe relaksimin e muskujve.

Megjithëse mbidozat dhe dëmtimet që lidhen me benzodiazepinat janë rritur në vitet e fundit, hulumtuesit nuk kanë qartësi të plotë për trendin e përdorimit.

Për studimin e tanishëm, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat nga 386,457 vizita ambulatore nga viti 2003 deri në vitin 2015 dhe gjetën se recetat për benzodiazepine janë dyfishuar nga 3.8 për qind në 7.4 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat