Trump nuk përjashton mundësinë e një mbylljeje tjetër të qeverisë

Amerika

Trump nuk përjashton mundësinë e një mbylljeje tjetër të qeverisë

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Donald Trump

Presidenti Donald Trump po refuzon të përjashtojë mundësinë e një mbylljeje të pjesshme të qeverisë amerikane për të arritur miratimin në Kongres të fondeve për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor me Meksikën. Por ai gjithashtu sinjalizoi qartësisht se ka në plan të deklarojë një emergjencë kombëtare për të ndërtuar pengesën pa miratimin e ligjvënësve.

"Nuk përjashtoj asnjë mundësi," tha presidenti Trump për emisionin e kanalit CBS, “Face the Nation” sot, një javë pasi përfundoi një mbyllje rekord prej 35-ditësh të operacioneve të qeverisë. "Nuk më pëlqen të përjashtojë mundësitë. Ajo mbetet alternative”, tha presidenti.

Udhëheqësi amerikan tha se: "Është emergjencë kombëtare, dhe ju e dini se ka pasur shumë emergjenca kombëtare në të shkuarën. Ky është me të vërtetë një pushtim i vendit tonë nga trafikantët e qenieve njerëzore".

"Këta janë njerëz të tmerrshëm që sjellin kryesisht gratë, por edhe fëmijë në vendin tonë", tha presidenti. "Ne do të kemi një kufi të fortë dhe e vetmja mënyrë që të kemi një kufi të fortë është një pengesë fizike. Kemi nevojë për një mur dhe kushdo që thotë se nuk është i nevojshëm, po luan lojëra ".

Ai sulmoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, për kundërshtimin e vazhdueshëm të financimit të murit nga taksapaguesit amerikanë. Ndërtimi i murit - dhe pagesa për të nga Meksika - ishte premtimi i preferuar i zotit Trump gjatë fushatës së vitit 2016 për në Shtëpinë e Bardhë. Por ai tani po bën thirrje për miratimin nga Kongresi të fondeve të ndërtimit të murit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat