Presidenti Trump e quan "të pafalshëm" qëndrimin e guvernatorit të Virxhinias

Amerika

Presidenti Trump e quan "të pafalshëm" qëndrimin e guvernatorit të Virxhinias

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:39
Ralph Northam

Presidenti Donald Trump u shpreh lidhur me debatin që po rrethon guvernatorin e Virxhinias që kur u bë publike një forografi raciste që shfaqej në faqen e librit të kujtimeve të fakultetit të mjekësisë, kur ai ishte student.

Zoti Trump shkruante dje në Twitter se ndjesa e parë e governatorit demokrat, Ralph Northam dhe më pas mohimi se ai ishte njëri nga personat në fotografi, ishin “të pafalshme”.

Zoti Northam, kërkoi falje të premten pasi u shfaq fotoja e vitit 1984 që tregon një person që ka lyer fytyrën me bojë të zezë për t’u dukur si afrikano-amerikan pranë një personi që është I veshur me kostumin e Ku Klux Klanit.

Por të shtunën, mes thirrjeve të shumta për dorëheqjen e tij, guvernatori mbajti një konferencë për shtyp ku tha që nuk besonte të ishte asnjë nga personat në fotografi dhe se fotografija kishte dalë gabimisht në faqen e tij të librit të kujtimeve.

Megjithëse shumë demokratë me peshë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij, ai tha se nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat