Planifikon të vjedhë aeroplanin për të shkuar në koncert

Amerika

Planifikon të vjedhë aeroplanin për të shkuar në koncert

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:57
Ilustrim

Pak ditë më parë, një adoleshent në SHBA u dënua me pesë vjet burg me kusht dhe gjobë prej 1,000 dollarësh, pasi deshi të vjedhë një aeroplan të kompanisë America Eagle nga aeroporti i Arkansasit.

Adoleshenti është një tifoz i reperit Famous Dex dhe donte të shkonte në koncertin e tij në Illinois.

Ai planifikoi vjedhjen e aeroplanit një muaj më parë, por u vërejt nga sigurimi derisa po kalonte gardhin dhe u kap vetëm kur hyri në aeroplan, më saktësisht në kabinë.

Ajo që është e tmerrshme në të gjithë historinë është se i riu nuk kishte ndonjë eksperiencë prej piloti dhe ai i shpjegoi policisë se mendonte se fluturimi i aeroplanit do të ishte i lehtë dhe se duhej vetëm të "shtypte butonat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat