Guaido: Maduro transferon 1.2 miliard dollarë në Uruguai

Amerika

Guaido: Maduro transferon 1.2 miliard dollarë në Uruguai

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 19:51
Juan Guaido

Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido, deklaroi sot se qeveria e presidentit Nicolas Maduro po përpiqet të transferojë 1.2 miliard dollarë nga banka për zhvillim e shtetit Bandes në një organizatë financiare në Uruguai, por nuk dha prova për pretendimet e tij.

Në fjalimin e tij në televizion, Guaido u kërkoi autoriteteve të Uruguait të mos lejojnë këtë operacion financiar, të cilin ai e dënoi dhe e karakterizoi si "vjedhje të fondeve publike", transmeton Reuters.

Ministria e Informacionit të Venezuelës ende nuk ka dhënë komente për akuzat e Guaido.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat