SHBA-ja u kërkon shteteve të tjera riatdhesimin e xhihadistëve të ndaluar në Siri

Amerika

SHBA-ja u kërkon shteteve të tjera riatdhesimin e xhihadistëve të ndaluar në Siri

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

SHBA-ja u kërkoi sot shteteve të tjera që të riatdhesojnë dhe gjykojnë në vendet e tyre të origjinës xhihadistët e ndaluar në Siri, ndërsa Uashingtoni e konsideron grupin e Shtetit Islamik (ISIS) të dobësuar dhe të ç’organizuar.

‘’SHBA-ja i bëri thirrje shteteve të tjera që të riatdhesojnë dhe japin një gjykim për shtetasit tyre të ndaluar nga Forcat demokratike siriane (SDF), të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Uashingtoni’’, bëri të ditur në një komunikatë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino.

Duke përshëndetur kontributin e FDS-së për të mposhtur ISIS-in, aktualisht i dobësuar dhe i ç’organizuar sipas tij, Palladino rikujtoi se forcat arabo-kurde burgosën gjatë fushatës së tyre për liri qindra terroristë të huaj nga dhjetra shtete nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat