Hetimet ndaj Komisionit të Inaugurimit të Presidentit Trump

Amerika

Hetimet ndaj Komisionit të Inaugurimit të Presidentit Trump

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:39
Robert Mueller

Prokurorët në Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar anëtarëve të Komisionit të Inaugurimit të Presidentit Trump, që të japin dëshmi dhe të paraqesin dokumente lidhur me donatorët dhe shpenzimet që janë bërë për inaugurimin e tij.

Ky zhvillim u njoftua të hënën nga disa agjenci lajmesh, ku u citua një kopje e dokumentit dhe diskutimet me njerëz të afërt me procesin e hetimit.

Prokurorët janë duke zhvilluar hetime në se komisioni ka shpërdoruar një pjesë të 107 milionë dollarëve të shpenzuara për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump në janar të vitit 2017.

Përveç mënyrës së shpezimit të parave dhe përfitimeve që mund t’u jenë dhënë donatorëve në këmbim të kontributeve të tyre financiare, prokurorët po ashtu duan të dinë në se janë dhënë donacione nga të huaj.

Donacionet e të huajve ndalohen me ligj në Shtetet e Bashkuara. Sipas njoftimeve, një anëtar i komitetit të inaugurimit ka thënë se ka ndërmend të bashkëpunojë me hetimin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat