Ndërhyrjet e huaja nuk patën aspak ndikim në zgjedhjet e nëntorit 2018

Amerika

Ndërhyrjet e huaja nuk patën aspak ndikim në zgjedhjet e nëntorit 2018

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Ndërhyrjet e huaja nuk patën asnjë ndikim në zgjedhjet legjislative të nëntorit 2018 në SHBA, siguroi sot qeveria amerikane.

Dy vite pas një presidenciale të njollosur nga ndërhyrjet ruse, SHBA-ja u tregua shumë e kujdesshme në zgjedhjet e mesmandatit.

Shërbimet sekrete njoftuan në shtator se kishin konstatuar ‘’sinjale’’ që vinin nga Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut.

Presidenti Donald Trump urdhëroi në atë kohë Departamentet e Drejtësisë dhe Sigurisë së Brendshme për t’i paraqitur atij një raport tre muaj pas zgjedhjeve, për të vendosur sanksione në rast të ndërhyrjeve  të pakundërshtueshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat