Zgjerohet 'Lista e Zezë' e Ambasadës së SHBA, iu hiqet viza 170 zyrtarëve

Amerika

Zgjerohet 'Lista e Zezë' e Ambasadës së SHBA, iu hiqet viza 170 zyrtarëve

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Ambasada e SHBA-së

Zgjerohet 'lista e zezë' e ambasadës së SHBA, duke arritur në 170 numri i zyrtarëve të cilëve iu është hequr viza.

Sipas ambasadës amerikane në Tiranë, që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ishProkurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar”, përfundon përgjigjen e saj zyra e shtypit e ambasadës amerikane në Tiranë. Në janar 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara revokoi vizat joemigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat