Reshje shiu dhe stuhi, vdesin gjashtë persona në Brazil

Amerika

Reshje shiu dhe stuhi, vdesin gjashtë persona në Brazil

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 08:31
Ilustrim

Rio de Zhaneiro është përfshirë nga reshjet të rrëmbyeshme të shiut dhe erëra të forta, ku për shkak të motit të keq kanë vdekur 6 persona.

Bilanci zyrtar, i cili fillimisht raportonte për pesë të vdekur u përshkallëzua pasi forcat zjarrfikëse konfirmuan se kishin gjetur një tjetër person të pajetë në një autobus të përmbysur nga rrëshqitjet e tokës.

“Ne kemi një numër të madh zonash në rrezik në qytetin tonë, toka është e tejngopur me ujë nga rreshjet intensive të regjistruara gjatë natës dhe i trembemi rrëzimit të pemëve apo rrëshqitjeve të tokës. I bëjmë thirrje popullsisë të largohet nga zonat në rrezik’’, thekson kryebashkiaku i Rios, Marcello Crivella.

Ai dekretoi gjendjen e emergjencës, duke rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë, si dhe zi zyrtare tre ditore në qytetin me gjashtë milionë banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat