Nicolas Maduro agresiv për ndihmat: Nuk pranojmë “letër higjenike” nga SHBA

Amerika

Nicolas Maduro agresiv për ndihmat: Nuk pranojmë “letër higjenike” nga SHBA

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:30
Nicolas Maduro

Kamionë me ndihma në ushqim e ilaçe janë ende duke pritur një leje nga presidenti venezuelian që të hyjnë në vend të ardhura nga Kolumbia. Nicolas Maduro nuk i pranoi ato dhe urdhëroi ushtarët të ndalonin kamionët nga kalimi i një ure kuditare ndërmjet Kolumbisë dhe Venezuelës, duke thënë se kriza humanitare nuk ekzistonte në vendin e tij.

Ai tha se ndihma humanitare e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, “duhet t’u shpërndahet qytetarëve të varfër kolumbianë atje”. Ai tha se nuk do të lejonte një “shfaqje” me ndihma humanitare për të “justifikuar një grusht shteti”.

“Nëse doni të ndihmoni, lironi paratë që keni bllokuar. Ju keni vjedhur para dhe tani na ofroni letër higjienike”, tha Maduro në një konferencë shtypi.

Departamenti i Shtetit i SHBA, i cili ofroi asistencë, i bëri thirrje forcave venezueliane të sigurisë për të lejuar që furnizimet të hyjnë në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat