Pavarësisht obezitetit, Trump gëzon shëndet të mirë

Amerika

Pavarësisht obezitetit, Trump gëzon shëndet të mirë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar peshë në vitin e fundit dhe tani zyrtarisht konsiderohet “obez”, mirëpo pavarësisht kësaj, ai vazhdon “të gëzojë shëndet të mirë”.

Kështu kanë njoftuar mjekët që kujdesen për shëndetin e presidentit amerikan, pas testimeve të fundit shëndetësore që ka kryer ai.

Rezultatet, që janë publikuar nga Shtëpia e Bardhë më 14 shkurt kanë treguar se indeksi trupor i Trumpit është 30.4, bazuar në 110.22 kilogramët e tij dhe gjatësinë prej 190 centimetrave.

Pas krahasimit të analizave është parë se Trump ka peshuar 108.4 kilogramë një vit më parë.

Indeksi trupor 30, konsiderohet se hyn në shkallën e obezitetit.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 40 për qind e amerikanëve janë obezë.

Megjithatë, doktori i Trumpit ka thënë se presidenti 72-vjeçar është i shëndetshëm.

“Pasi kemi analizuar të gjitha testet laboratorike dhe rekomandimet e specialistëve, unë besoj se presidenti gëzon shëndet të mirë”, ka thënë mjeku, Sean Conley.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk konsumon alkool dhe nuk pin duhan, mirëpo është thënë se atij i pëlqen ushqimi i shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat