Thesari: Uashingtoni sanksionon 5 persona të ngushtë të ish-presidentit Maduro

Amerika

Thesari: Uashingtoni sanksionon 5 persona të ngushtë të ish-presidentit Maduro

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:57
Nicolas Maduro

SHBA-ja vendosi sanksione financiare ndaj pesë zyrtarëve të lartë, persona të ngushtë të ish-presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, njoftoi sot Thesari amerikan.

Këta zyrtarë të lartë drejtojnë shërbimet sekrete, gardën presidenciale të Maduros, policinë dhe kompaninë shtetërore të naftës PDVSA.

‘’Thesari vendosi në listën e zezë të sanksioneve ‘’pesë zyrtarë të lidhur me ish-presidentin jolegjitim Nicolas Maduro, i cili vijon të shtypë demokracinë dhe aktorët demokratikë në Venezuelë. Ai është i përfshirë në korrupsion dhe mashtrim të rëndë përballë popullit venezuelian’’, thuhet në komunikatë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat