SHBA-të shtojnë presionin ndaj Maduros dhe nisin 200 ton ndihma në Venezuelë

Amerika

SHBA-të shtojnë presionin ndaj Maduros dhe nisin 200 ton ndihma në Venezuelë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 06:24
Nicolas Maduro dhe Juan Guaido

Shtetet e Bashkuara shtuan presionin mbi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro të premten, duke sanksionuar disa nga zyrtarët e lartë të sigurisë dhe kreun e kompanisë shtetërore të naftës dhe duke zbuluar planet për të transportuar mbi 200 ton ndihma në kufirin kolumbian.

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve tha se kishte vendosur të sanksionojë shefin e PDVSA, Manuel Quevedo, tre zyrtarë të lartë të inteligjencës dhe Rafael Bastardo, për të cilin zyrtarët e SHBA-ve thonë se është kreu i një njësie policore kombëtare, përgjegjëse për dhjetëra vrasje pa gjyq, të kryera gjatë bastisjeve në emër të Maduros.

Më vonë, një zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se aeroplani ushtarak i SHBA-ve pritet të japë më shumë se 200 ton ndihma humanitare në kufirin venezuelian në Kolumbi, me dërgesën që do të bëhet të shtunën.

Hapat janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Shteteve të Bashkuara për të minuar pushtetin e Maduros, pasi i konsideron si të paligjshme zgjedhjet e 2018-ës dhe punon për të forcuar liderin e opozitës dhe presidentin e vetëdeklaruar, Juan Guaido.

Avionët ushtarakë të SHBA ka të ngjarë të dorëzojnë ndihmën në anën kolumbiane të kufirit me Venezuelën, të shtunën, tha zyrtari i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat