Trump reagon me nervozizëm pas deklaratave për largimin e tij

Amerika

Trump reagon me nervozizëm pas deklaratave për largimin e tij

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 20:24
Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka rezguar me nervozizëm pas një interviste televizive të dielën ku pretendohej se zyrtarë kishin mbajtur diskutime për ta larguar atë.

Trump shkroi për sjellje “të paligjshme dhe tradhtare” dhe një “përpjekje të paligjshme për puç”.

Në intervistë, ish shefi i FBI-së, Andrew McCabe, tha se bisedimet u mbajtën në vitin 2017 për t’u thirrur në klauzolë që mundëson heqjen e presidentit që konsiderohet i papërshtatshëm.

Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit është zotuar të hetojë pretendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat