Bernie Sanders njofton se po kandidohet për president të SHBA

Amerika

Bernie Sanders njofton se po kandidohet për president të SHBA

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 14:29
Bernie Sanders

Sanders, 77, e bëri njoftimin në një intervistë në radio në shtetin e tij të Vermontit

“Dëshiroj më parë të bëjë të ditur për njerëzit e shtetit të Vermontit”, tha Sanders në Radio Publike të Vermontit.

Sanders të martën dha një përshkrim se si do të bëjë fushatë.

“Dhe ajo që premtoj të bëj është që, derisa udhëtoj nëpër gjithë vendin, të marr vlerat për të cilat të gjithë ne në Vermont jemi krenarë – një besim në drejtësi, në komunitet, në politikat bazë, në takimet me qytetarë – kjo është ajo që unë do të bëjë  në të gjithë vendin”, tha ai.

Ai e quajti Trump një turp kombëtar dhe një gënjeshtar patologjik.

“Unë gjithashtu mendoj se ai është një racist, seksist, homofob, e ksenofob, dikush që po fiton pikë të lira politike duke u përpjekur të qërojë hesapet me pakicat, shpesh me emigrantë pa dokumente”, tha Sanders.

Sanders shërbeu në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2006, kur u zgjodh në Senatin e SHBA. Ai u rizgjodh në vitin 2012 dhe 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat