Ish drejtuesi i FBI: Po, Trumpi është argat i Rusisë

Amerika

Ish drejtuesi i FBI: Po, Trumpi është argat i Rusisë

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Donald Trump dhe Andrew McCabe

Ish ushtruesi i detyrës së FBI, Andrew McCabe, ka thënë gjatë ditës së djeshme se është e mundur që presidenti Donald Trump është aset i Rusisë, shkruan CNN.

“A besoni ende që presidenti mund të jetë aset i Rusisë?” pyeti gjatë një interviste gazetari i CNN.

“Mendoj që është e mundur. Mendoj që kjo është arsyeja pse e kemi nisur investigimin, dhe jam vërtet në ankth që të shoh se çka do të konkludojë raporti i Robert Muellerit,” ka thënë ai.

Ky është një tjetër koment tronditës nga ana e McCabe, që vjen disa ditë pasi ai kishte thënë se FBI e kishte menduar edhe rrëzimin e presidentit përmes amendamentit 25 të Kushtetutës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat