Trump i mohon kthimin në SHBA gruas që iu bashkua Shtetit Islamik

Amerika

Trump i mohon kthimin në SHBA gruas që iu bashkua Shtetit Islamik

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:15
Muthana

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk do të lejojë Hoda Muthana, gruan që la SHBA-të për t’u bërë pjesë e Shtetit Islamik, të rikthehet në vendin e tij.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se e ka urdhëruar Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, që të mos lejojë Muthanan të rikthehet në SHBA.

Pompeo njoftoi se 24-vjeçarja nuk ka pasaportë amerikane, edhe pse familjarët e Muthana dhe avokati i saj thanë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Hoda është shtetase amerikane.

Muthana, që u rrit në Alabama, udhëtoi drejt Sirisë për t’ju bashkuar IS kur ishte 20-vjeç. Ajo iu tha familjarëve se po shkonte në Turqi për një aktivitet shkollor.

Në një rast të ngjashëm gjendet edhe Britania e Madhe. Adoleshentja Shamima Begum, që është bërë edhe nënë, kërkon të rikthehet, duke ngjallur debat nëse duhet të lejohet apo jo kthimi saj në vendin ishullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat