Katër të vdekur e qindra të lënduar në kufirin e Venezuelës

Amerika

Katër të vdekur e qindra të lënduar në kufirin e Venezuelës

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 08:36
Pamje nga Venezuela

Katër njerëz kanë mbetur të vdekut dhe qindra të tjerë janë lënduar gjatë një vale të dhunës që i ka goditur rajonet kufitare të Venezuelës, përderisa aktivistët e opozitës po tentonin t’i fusin brenda kufirit ndihmat ushqimore dhe ilaçet.

Tonelata me ushqim, artikuj mjekësorë dhe ndihma të tjera, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, kanë ngecur në magazina në kufijtë me Kolumbinë dhe Brazilin. Transportimi i ndihmës në Venezuela do të ishte një arritje simbolike për opozitën dhe do të sinjalizonte humbjen e kontrollit të Maduros

Pas dështimit për t’i prishur bllokadat e qeverisë, lideri i opozitës, Juan Guaido, deklaroi se lufta do të vazhdojë dhe se të gjitha opsionet do të mbesin të hapura për ta arritur lirinë e atdheut të tyre.

Ai do të udhëtojnë të hënën në Bogota të Kolumbisë për t’u takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike pence, dhe udhëheqës të tjerë rajonalë që i përkasin Grupit “Lima”.

Senatori i Floridas, Marco Rubio, ka thënë se veprimet e presidentit Nicolas Maduro i kanë hapur dyert për kundërpërgjigje të mundshme shumëpalëshe, të cilat nuk kanë qenë mbi tavolinë vetëm 24 orë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat