SHBA: një grup ish zyrtarësh, deklaratë kundër vendimit për shpalljen e emergjencës kombëtare

Amerika

SHBA: një grup ish zyrtarësh, deklaratë kundër vendimit për shpalljen e emergjencës kombëtare

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Ilustrim

Një grup ish-zyrtarësh të sigurisë kombëtare pritet të publikojnë sot një deklaratë, ku argumentojnë se nuk ka justifikim që Presidenti Donald Trump të shfrytëzojë deklarimin e gjendjes së emergjencës për financimin e një muri përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Deklarata e siguruar nga Agjencia Associated Press, përmban nënshkrimet e 58 ish zyrtarëve të shquar, ne mesin e tyre sekretarët e shtetit Madeline Albright dhe John Kerry, ish sekretarët e mbrojtjes Chuck Hagel dhe Leon Panetta, ish Sekretarja i Sigurisë Kombëtare Janet Napolitano.

Deklarata e ish zyrtarëve pritet të publikohet sot, një ditë para se Kongresi i kontrolluar nga demokratët pritet të votojë për ta bllokuar shpalljen e emergjencës kombëtare nga Presidenti Trump, megjithëse ai ka premtuar të verë veton për këtë çështje.

“Nuk ka bazë për deklarimin e emergjencës kombëtare”, thuhet në deklaratën e ish-zyrtarëve, ku argumentohet se hyrjet e paligjshme në kufirin me Meksikën janë pranë nivelit më të ulët të këtyre 40 viteve të fundit dhe se në kufi nuk ka situatë emergjente për hyrje të terroristëve.

Presidenti Trump deklaroi gjendjen e emergjencës kombëtare për të siguruar financimin për murin, përveç 1,4 miliardë dollarëve që Kongresi kishte miratuar për sigurinë kufitare. Kjo i lejon presidentit që ta anashkalojë Kongresin duke vënë veton për përdorimin fondeve e Pentagonit dhe buxhete të tjera.

Dekreti i Presidentit po ashtu po sfidohet në gjykata federale, ku disa shtete të udhëhequr nga demokratët, siç është Kalifornia, kanë ngritur padi ligjore për ta përmbysur urdhërin e zotit Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat