“Emergjenca” në SHBA, Kongresi pritet t’i kundërvihet sërish presidentit Trump

Amerika

“Emergjenca” në SHBA, Kongresi pritet t’i kundërvihet sërish presidentit Trump

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 14:10
Shtëpia e Bardhë

Ndërtimi i murit në kufirin me Meksikën ka futur prej kohësh në një përplasje Kongresin amerikan dhe presidentin Donald Trump.

Donald Trump e shpalli gjendjen e “emergjencës kombëtare” në fillim të këtij muaji si përpjekje për të shtyrë përpara planin e tij për ndërtimin e murit në kufirin jugor të vendit, pasi Kongresi nuk i akordoi mjetet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Mirëpo, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve pritet të votojnë një rezolutë me qëllim për të anuluar gjendjen e “emergjencës” që i mundëson presidentit Trump të transferojë fonde nga linjat e tjera buxhetore për ndërtimin e murit.

Dhoma e përfaqësuesve kontrollohet nga demokratët dhe pritet ta miratojë të njëjtën, por fati i saj është i paqartë në Senatin amerikan, shumicën e të cilit e përbëjnë republikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat