Kongresi voton kundër emergjencës kufitare të shpallur nga Trump

Amerika

Kongresi voton kundër emergjencës kufitare të shpallur nga Trump

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 00:54
Kongresi

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi për të revokuar deklaratën e Donald Trump, për një emergjencë kombëtare për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën, duke i dhënë presidentit një qortim të qartë për çështjen e nënshkruar prej tij.

Në një votim 245-182, Shtëpia me shumicë demokrate hodhi poshtë pohimin e Trump se ai mund të përdorte për murin, para që Kongresi i kishte ndarë për qëllime të tjera.

Projekt-ligji tani shkon në Senatin e drejtuar nga republikanët, ku gjithashtu mund të kalojë, duke marrë parasysh disa shqetësime të republikanëve rreth veprimeve të presidentit.

Por Trump është zotuar të vërë veton ndaj masës, në qoftë se arrin në tavolinën e tij dhe një heqje e vetos, e cila kërkon një shumicë prej dy të tretave të të dy dhomave, shihet si e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat