Cohen e akuzon Trumpin para Kongresit; Trump thotë se ai po gënjen

Amerika

Cohen e akuzon Trumpin para Kongresit; Trump thotë se ai po gënjen

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:27
Ish avokati i president Trump, Michael Cohen

Ish-avokati personal i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen, i tha një Komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan se presidenti “kishte njohuri dhe drejtoi” negociatat për projektin e kompanisë së tij “Trump Tower” në Moskë të Rusisë.

“Pra, të jam i qartë, presidenti Trump ka pasur njohuri dhe ka udhëhequr negociatat gjatë gjithë fushatës dhe gënjeu për këtë. Ai gënjeu sepse nuk priste se do të fitonte” tha Cohen.

Ai iu tha ligjëvënsve amerikan se është penduar se ka punuar për Trumpin.

“Kur e kam pranuar punën për Donald Trump më 2007 asnjëherë nuk e kam imagjinuar se ai një ditë do të garojë për president, se do të ketë një fushatë përmes një platforme të urrejtjes dhe jotolerancës, dhe se do të fitojë” tha ish avokati i presidentit Trump, Michael Cohen.

Ai e ka quajtur presidentin, Donald Trump “racist” dhe “mashtrues”.

Para se të fillojë dëshmia e Cohen para ligjëvënësve amerikanë, presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se Cohen po “gënjen për të reduktuar kohëzgjatjen e burgut”.

Në një deklaratë të publikuar më 26 shkurt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka akuzuar Cohenin se është gënjeshtar.

Ajo ka thënë se është “qesharake që dikush do të dëgjojë fjalën e Cohenit, që tani është i dënuar, dhe është patetike që ai të ketë edhe një mundësi për të shpërndarë gënjeshtrat”.

Michael Cohen, ish-avokat shumëvjeçar i presidentit amerikan, Donald Trump, është dënuar me tre vjet burg, në dhjetor të vitit të kaluar, pasi u deklarua fajtor për mashtrime me tarifa dhe pagesa të financimit të fushatës.

Ish-avokati i Trumpit dënohet me tre vjet burgim

Krimet të cilat Cohen ka pranuar përfshijnë: gënjeshtrën në Kongres rreth marrëdhënieve të kaluara të biznesit të presidentit Trump në Rusi, si dhe ryshfetin për gratë që pretendonin se kishin marrëdhënie me Trump.

Çështja kundër Cohen mori vëmendje pas hetimit që është duke u kryer, prokurori special Robert Mueller, lidhur me ndërveprimet midis zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Trump.

Presidenti Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo deklarim se ekipi i fushatës së tij është kordinuar me zyrtarët rusë gjatë fushatës zgjedhore 2016.

Ai ka akuzuar ekipin e Muellerit për shtypjen e ndihmësve të tij të mëparshëm për të gënjyer rreth tij, fushatës së tij dhe marrëdhënieve të tij të biznesit.

Në një intervistë me Reuters më 11 dhjetor, ai tha se ishte i bindur se ai nuk ishte në rrezik për t'u marrë në përgjegjësi nga Kongresi.

"Është e vështirë për të fajësuar dikë që nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe që ka krijuar ekonominë më të madhe në historinë e vendit tonë", pati thënë presidenti Trump.

Rusia ka mohuar akuzat nga SHBA-ja për ndërhyrjen në zgjedhje për të ndihmuar presidentin Trump./Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat