Në SHBA pritet të votohet Projektligji për kontrollin e armëve

Amerika

Në SHBA pritet të votohet Projektligji për kontrollin e armëve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan pritet të votojë të enjten për një projekligj të dytë që lidhet me kontrollin e armëve. Një ditë më parë ajo miratoi një projektligj të rëndësishëm, që zgjeron kontrollin ndaj së shkruarës së personave që blejnë armë, duke përfshirë panairet ku tregtohen armë, si dhe shitjet në internet.

Votimi rezultoi kryesisht sipas linjave partiake në 240 vota pro dhe 190 kundër projektligjit, me shumicën e demokratëve që e vlerësuan atë si një angazhim për të trajtuar çështjen e dhunës që shkaktohet nga armët.

Dhoma e Përfaqësuesve ka në plan të votojë të enjten një projektligj të dytë që parashikon një zgjerim të periudhës kohore për të kryer një kontroll rreth të shkuarës, nga disa minuta aktualisht, në të paktën 10 ditë.

Të dy projekligjet ka të ngjarë të përballen me kundërshti të forta në Senatin e kontrolluar nga republikanët, ku kundërshtarët thonë se ligjet nuk do ta pengonin një kriminel që të pajiset me armë. Presidenti Donald Trump ka thënë se e mbështet idenë e zgjerimit të kontrollit mbi të shkuarën e personave që blejnë armë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat