Tornado ua merr jetën 23 personave në Lee County të Alabamas

Amerika

Tornado ua merr jetën 23 personave në Lee County të Alabamas

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:13
Alabama

Së paku 23 persona – në mesin e tyre edhe fëmijë kanë ndërruar jetë pasi që një tornado goditi Lee Countyn në lindje të Alabamas.

Jay Stones nga policia ka thënë për Associated Press se numri i të vdekurve mund të rritet ende.

Ai ka thënë se kërkimet janë ndalur deri në agim për shkak të rrezikut të vazhdimit të tyre nëpër errësirë.

“Sfida më e madhe janë rrënojat e shtëpive”, ka thënë ai.

Deri tash nuk dihet për numrin e të lënduarve. Autoritetet e kanë bllokuar në tërësi zonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat