SHBA nuk raporton më për sulmet me dronë jashtë zonave të luftës

Amerika

SHBA nuk raporton më për sulmet me dronë jashtë zonave të luftës

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:49
Flamuri i SHBA-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar një politikë që u kërkon zyrtarëve amerikanë të Inteligjencës që të raportojnë për vdekjet civile në sulmet me dronë jashtë zonave të luftës.

“Ky hap eliminon kërkesat për raportim shtesë, të cilat nuk përmirësojnë transparencën e qeverisë sonë, mirëpo largojnë vëmendjen e profesionistëve tanë të inteligjencës nga misioni i tyre primar”, ka thënë një zyrtar i administratës më 7 mars.

Ligjëvënsit dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i lejojë CIA-së që të kryjë sulme me dronë pa dhënë përgjegjësi.

Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama, pati nisur zbatimin e kësaj politike më 2016, në kuadër të përpjekjeve për të qenë më transparent rreth rritjes së numrit të sulmeve me dronë.

Përmes kësaj politike, CIA-s, që ka kryer sulme të këtij lloji në Afganistan, Pakistan dhe Somali, i është kërkuar të raportojë në baza vjetore për sulmet e kryera dhe numrin e të vdekurve si pasojë e tyre.

Megjithatë, urdhri ekzekutiv i Trump nuk përmbys kërkesën e Kongresit amerikan që ushtria të raportojë para këtij trupi për numrin e viktimave civile.

Përdorimi i sulmeve me dronë nga Shtetet e Bashkuara është përhapur shumë prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit më 2001, që kanë ndodhur në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat