Paul Manafort dënohet me 47 muaj heqje lirie

Amerika

Paul Manafort dënohet me 47 muaj heqje lirie

Më: 8 mars 2019 Në ora: 06:17
Paul Manafort

Të enjten një gjykatë federale dënoi me 47 muaj heqje lirie Paul Manafortin, i cili shërbeu si menaxher i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump për disa muaj, lidhur me akuzat për mashtrim fiskal dhe bankar.

Dënimi ishte përtej parashikimeve për mundësinë që ai të dënohet me shumë vjet, madje shume mendonin se ai do të kaloje tërë pjesën e mbetur të jetës në burg, meqë më 1 prill mbushë 70 vjet.

Avokatët e zotit Manafort-i kishin kërkuar një dënim më të lehtë, duke thënë se ai ka probleme shëndetësore dhe se reputacioni dhe financat e tij janë dëmtuar prej ndjekjes penale që ka tërhequr vëmendje të madhe të publikut.

Prokurorët kanë thënë se koha e burgimit që sugjeron udhëzimi ligjor është e përshtatshme dhe se sipas tyre Paul Manafort-i duhet të paguajë gjithashtu edhe një gjobë nga 50 mijë deri në 24 milionë dollarë.

Një juri e shpalli fajtor zotin Manafort në dhjetor për tetë akuza kriminale që kishin të bënin me fshehje të të ardhurave nga autoritetet amerikane të taksave, para këto që ai i kishte fituar gjatë punës si lobist në Ukrainë.

Javën e ardhshme ai pritet të marrë dënimin për një çështje të dytë federale lidhur me akuza për komplot dhe manipulim të dëshmitarëve.

Një tjetër figurë që lidhet gjithashtu me zotin Trump, ish-avokati i tij personal Michael Cohen, pritet të nisë në muajin maj një dënim me tre vjet burg, për shkelje të ligjit mbi financimin e fushatës dhe për dëshmi të rreme para Kongresit./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat