Kortmonedha e parë në ShBA, para 157 viteve

Amerika

Kortmonedha e parë në ShBA, para 157 viteve

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:09
Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara më 10 mars të vitit 1862, nxorri në qarkullim kortmonedhën për herë të parë. Deri atëherë, njësia monetrae amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre.

Kongresi votoi të vinte në qarkullim kartmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartmonedhat që u nxorrën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë.

Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet, shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartmonedhat letra të gjelbra pasi ato ishin shtypur me bojë të gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat