Profesori vodhi shpikjen e studentit për ilaçin e syve, paditet nga universiteti

Amerika

Profesori vodhi shpikjen e studentit për ilaçin e syve, paditet nga universiteti

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:07
Ashim Mitra vodhi një formulim inovator të një ilaçi nga studenti

Universiteti i Missourit në Kansas City ka ngritur padi kundër një ish profesori, duke pretenduar se ai vodhi dhe shiti hulumtimin e studentit të tij të diplomuar për 1.5 milionë dollarë.

Në padinë e paraqitur këtë javë, thuhet se Ashim Mitra vodhi një formulim inovator të një ilaçi nga studenti dhe besohet se mund të fitojë më shumë se dhjetë milionë dollarë nga shitje te ndryshme – pasi e patentoi atë.

Mitra, i cili ka dhënë dorëheqje nga universiteti, mohoi pretendimet.

Në padi gjithashtu përmendet edhe bashkëshortja e Mitras, e cila ka punuar në laboratorin e burrit të saj dhe në dy kompani farmaceutike që kanë përdorur shpikjen.

Universiteti pohon se Mitra ka punuar në fshehtësi me kompanitë për të zhvilluar patentën, e cila përshkruan një mënyrë inovative për dërgimin e ilaçeve në sy duke përdorur nanoteknologjinë.

Produkti farmaceutik ka marrë së fundmi miratimin e FDA dhe bëhet fjalë për trajtimin për sytë e thatë, një sëmundje e zakonshme tek të moshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat