7 të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Amerika

7 të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:29
Foto

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Sao Paulo të Brazilit, vranë 7 vetë gjatë natës, thanë të hënën zjarrfikësit, shkruan AFP.

"Na vjen keq për viktimat", tha shërbimi ndaj zjarrit në Twitter, duke shtuar se katër të tjerë u plagosën.

4 të vdekur dhe 2 të plagosur ishin anëtarë të së njëjtës familje, shtëpia e së cilës u rrëzua në Riberao Pires në periferi të qytetit më të madh të Brazilit, që ndodhet në juglindje të vendit.

Tre të tjerë u mbytën, dy prej tyre në një bulevard São Paulo dhe tjetri në Sao Bernardo do Campo, jo shumë larg nga qyteti i madh, thanë zyrtarët.

Shirat e vona të verës përmbytën disa lagje dhe bllokuan 'arteriet' e mëdha në metropol, duke ndaluar qarkullimin e trenit dhe shërbimet e autobusëve në disa zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat