Mundi leukeminë e kancerin, i riu bëhet ushtar i SHBA-ve

Amerika

Mundi leukeminë e kancerin, i riu bëhet ushtar i SHBA-ve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 19:50
Michael

Michael është njëri ndër ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e meriton më së shumti këtë titull.

Ai qysh në fëmijëri e ëndërronte se një ditë do të shërbej për qytetarët e vendit të tij, ndonëse për të arritur deri këtu, atij iu desh shumë mund e sakrificë.

Kur ishte 11 vjeçar, Michael u diagnostifikua me leukemi, për pesë vite shkoi në kimioterapi, derisa në moshën 16 vjeçare e mundi sëmundjen e kancerit.

Kur u rrit, Michael nisi të punoj për të realizuar ëndrrën e tij që e kishte qysh kur ishte i vogël.

Ai aplikoi për t’u bërë pjesë e marinsave të SHBA-së, por nuk ishte aq e lehtë. Iu nënshtrua të gjitha ushtrimeve të rrepta që zgjatën për 54 orë pa ndalur, sikurse shokët e tij që kishin të njëjtin synim.

Në fund, erdhi dita e shumë pritur. Në një ceremoni solemne, Michael tani po bënte realitet atë që kishte pasur gjithnjë dëshirë.

Kur eprori erdhi te ai dhe e emëroi ushtar të SHBA-ve, Michael shpërtheu në lot dhe nuk po i besohej që ia doli.

Ai me ushtarët e tjerë dhanë betimin se do të shërbejnë në të mirë të vendit, duke u lutur që Zoti të kujdesej për ta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat