Vrau qenin e komshiut, dënohet me 9 vite burg

Amerika

Vrau qenin e komshiut, dënohet me 9 vite burg

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:09
Qeni

Një burrë, i cili i nxorri syrin qenit të komshiut dhe vrau një qen tjetër me shkop bejsbolli është dënuar me më shumë se 9 vite burg.

David C. Herbert, një ish punonjës i marinës u dënua të premten për abuzimin fizik ndaj qenve të fqinjëve duke metoda çnjerëzore përfshirë acid dhe helm.

Në gusht të vitit të kaluar 39 vjeçari u dënua me gjashtë akuza për mizori ndaj kafshëve, një akuzë për vjedhje, katër akuza për vandalizëm për dëmtimin e dy qenve të fqinjëve të tij, njëri prej të cilëve ngordhi.

Sipas autoriteteve Herbert sulmonte fqinjët e tij në afërsi të Oceanside në vitin 2017, duke i helmuar ose djegur qentë e me kimikate.

Në prill të vitit 2017, Maria Morales dhe djali i saj katërvjeçar u kthyen në shtëpi dhe zbuluan se ishte ajo grabitur dhe se qenit të tyre Estrella iu ishte nxjerrë syri.

Ata u larguan nga banesa për shkak të frikës për sigurinë e tyre. Një familjeje të re që u zhvendos një muaj më vonë iu zhduk qeni pas dy ditëve. Ai u gjet i ngordhur.

Policia tha se gjetën gjak në makinën e Herbert dhe në një shkop bejsbolli që i përkiste atij.

Herbert mohon vrasjen e qenit dhe tha se Lala u hodh në makinën e tij por më pas u largua.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat