Tre adoleshentë të akuzuar për sulm ndaj djalit me autizëm

Amerika

Tre adoleshentë të akuzuar për sulm ndaj djalit me autizëm

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:43
Tre adoleshentët e akuzuar

Tre adoleshentë janë akuzuar për rrahjen dhe djegien e flokëve të një të riu me autizëm.

Seacoastonline.com raporton se 18 vjeçari i tha policisë në Seabrook se Paul Dustin, 18 vjeçar, Israel Junior Riviera, 18 vjeç dhe Brandon Lemieux 19, të gjithë nga Seabrook, goditën dhe e pështynë atë.

Ai tha gjithashtu se ata i hodhën cigare në flokët e tij.

“Ai u mbajt në një dhomë për një periudhë prej dy orësh, ndërsa të dyshuarit e goditën dhe dogjën flokët e tij”, tha një zyrtar.

Viktima i tha policisë se ai kishte mbetur me brinjë të lënduar dhe dhimbje në stomak.

Sulmi i supozuar ka ndodhur vjeshtën e kaluar. Sipas viktimës, adoleshentët po përpiqeshin ta detyronin atë të pranonte një krim që nuk e ka bërë.

Adoleshenti tha se ai ishte zvarritur për disa minuta përmes një dritareje të një makine.

Policia thotë se incidenti është i regjistruar në video.

Policia tha se adoleshenti i cili bëri akuzat ka një çrregullim të nivelit të ulët të autizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat