Del Sondazhi: Biden e mposht Trumpin për president me distancë të madhe, 10 për qind

Amerika

Del Sondazhi: Biden e mposht Trumpin për president me distancë të madhe, 10 për qind

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:04
Biden dhe Trump

Ish zëvendës-presidenti Joe Biden udhëheq ndaj Presidentit Donald Trump me 10 për qind në zgjedhjet hipotetike që do të mbaheshin më 2020, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi i The Emerson College i publikuar të enjten tregon se Bideni do ta fitonte garën presidenciale me 55 për qind kundrejt 45 për qind që do t’i fitonte Trump.

Bideni që tashmë e ka njoftuar kandidaturën e tij për president ka avantazhin më të madh ndaj Trumpit mes kandidatëve tjerë demokratë.

Sondazhi po ashtu ka treguar që Trumpi për pak e mund Beto O’Rourke-n që po ashtu njoftoi kandidaturën së fundi, me 51-49.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat