Guaido: Prania e ushtarakëve rusë shkel Kushtetutën

Amerika

Guaido: Prania e ushtarakëve rusë shkel Kushtetutën

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:51
Ilustrim

Kryetari i opozitës venezueliane, Juan Guaido theksoi sot se prania e ushtarakëve rusë në Venezuelë është një shkelje e Kushtetutës.

“Me sa duket (qeveria e Nicolas Maduro) nuk ka besim tek ushtarakët e tij, sepse po sjell të tjerë nga jashtë vendit. Ata shkelin sërish Kushtetutën”, deklaroi Juan Guaido para Parlamentit, i vetmi organ i kontrolluar nga opozita.

Juan Guaido, që është kryetari i Parlamentit, është vetëshpallur president i përkohshëm dhe ka marrë mbështetjen e rreth 50 shteteve, mes të cilave edhe SHBA-ja./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat