Autobiografia e Michelle Obamas shitet në 10 milionë kopje

Amerika

Autobiografia e Michelle Obamas shitet në 10 milionë kopje

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:43
Michelle Obama

Kujtimet e Michelle Obamas janë në rrugë të mbarë për t’u bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të saj. Libri, i titulluar “Becoming”, u botua fillimisht në nëntor dhe tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.

Shtëpia botuese pretendon se libri  i Michelle Obamas do të bëhet një nga autobiografitë më të shitura në të gjitha kohërat.

Në libër Obama flet për përvojat e saj publike dhe private. Ajo e nis rrëfimin që nga fëmijëria e saj në Çikago, periudha e të qenit nënë, avokate dhe si Zonja e Parë e SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat