Opozitari Guaido shkarkohet nga posti i presidentit të Parlamentit

Amerika

Opozitari Guaido shkarkohet nga posti i presidentit të Parlamentit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:40
Juan Guaido

Presidenti i Parlamentit venezuelas, Juan Guaido që është gjithashtu edhe kreu i opozitës, u shkarkua sot nga posti i tij dhe nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion zgjedhor për 15 vite, sepse dyshohet për korrupsion, njoftuan autoritetet venezuelase.

Kontrollori i Përgjithshëm i Republikës, Elvis Amoroso, i ngarkuar me mbikëqyrjen e transparencës së administratës në Venezuelë, vendosi t’i ndalojë ushtrimin e çdo funksioni zgjedhor qytetarit Juan Guaido për afatin maksimal të parashikuar nga ligji.

Elvis Amoroso e bëri këtë njoftim në televizion shtetëror venezuelas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat