Trump: Mund të bisedoj me Putinin, për Venezuelën

Amerika

Trump: Mund të bisedoj me Putinin, për Venezuelën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 06:10
Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të premten se ndoshta do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin kinez Xi Jinping rreth krizës në Venezuelë.

“Ne ndoshta do të flasim në një moment”, u tha Trump gazetarëve pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Rusinë dhe vendet e tjera që mbështetin Presidentin Nikolas Maduro, kundër dërgimit të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Venezuelë.

“Unë do të flas me shumë njerëz – ndoshta Presidenti Putin, ndoshta Presidenti i Kinës, Xi jinping” tha Trump.

Rusia dërgoi rreth 100 trupa speciale në Karakas para pak ditësh, në një lëvizje që u kritikua shumë nga Uashingtoni, megjithatë Moska zyrtare tha se bëhej fjalë për një udhëtim të planifikuar më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat