Situata në Venezuelë, SHBA paralajmëron Rusinë - Bota Sot
Situata në Venezuelë, SHBA paralajmëron Rusinë

Amerika

Situata në Venezuelë, SHBA paralajmëron Rusinë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 08:40
Ilustrim

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Rusinë dhe vendet tjera që mbështesin presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro në Venezuelë, të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake, pasi këtë veprim Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë si “kërcënim të drejtpërdrejtë” të sigurisë rajonale.

Ditë më parë, dy aeroplanë rusë me një personel ushtarak prej 100 anëtarësh ateruan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës.

Shtetet e Bashkuar janë duke përgatitur një listë të përgjigjeve të mundshme që përfshijnë edhe sanksione.

“Do të ishte gabim për Rusinë nëse mendon se i ka duart e lira në Venezuelë”, tha Elliot Abrams, përfaqësues i posaçëm për Venezuelën i Shteteve të Bashkuara.

Më herët Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton tha se SHBA-të “ do ti konsiderojnë veprimet e tilla si provokim dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë të paqes dhe sigurisë në rajon”, raporton REL.

Shtetet e Bashkuara dhe gjitha vendet tjera perëndimore e mbështesin udhëheqësin e opozitës në Venezuelë, Huan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm.

Ndërkohë Rusia, Kina, Irani dhe një sërë vendesh tjera janë në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Madura.

Venezuela nën udhëheqjen e Maduros ka pësuar krizë ekonomike dhe tashmë miliona banorë kanë ikur nga ky vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...