Nuk është film, në skenën e krimit shfaqet “Batman”: A mund të ndihmoj?

Amerika

Nuk është film, në skenën e krimit shfaqet “Batman”: A mund të ndihmoj?

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:42
Okanagan Batman

Ajo dukej si një skenë filmash, por gjithçka ishte e vërtetë. Oficerët e policisë, gjatë një operacioni në Keloëna, British Columbia (Kanada), u ndërprenë nga një njeri i veshur si Batman i cili i pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë. Policia menjëherë e largoi atë, por episodi nuk i shpëtoi një kalimtari që fotografoi gjithçka.

Ky njeri është shumë i njohur në zonë: ai e quan veten “Okanagan Batman”. Ai  është një tifoz i superheronjve që vishet si Batman për festat e fëmijëve dhe ngjarjet me tematika të tilla. Në vendin e ngjarjes atë ditë ai arriti me automjetin e tij, i cili është i zi me simbolin e lakuriqit të natës në anën e pasme.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se në lidhje me praninë e Batmanit në vendin e ngjarjes, “kur një operacion i armatosur është duke u zhvilluar, qytetarët duhet të qëndrojnë larg zonës për të shmangur rrezikimin e jetës së tyre”. Pastaj ai shtoi: -“Gjesti i këtij njeriu ishte i marrë, sepse ai e vuri veten dhe operacionin në rrezik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat