Arrestohet 18 vjeçari që qëlloi për vdekje nënën e tij

Amerika

Arrestohet 18 vjeçari që qëlloi për vdekje nënën e tij

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:02
Fabian Dusten Cardona

Një 18 vjeçar u arrestua në Fontana, të enjten në mëngjes, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, me një pushkë AR-15.

Rreth orës 1:45 të mëngjesit, policia në Fontana iu përgjigj një thirrje për të shtëna të dëgjuar në bllokun 14600 në Mountain High Drive.

Policët arritën dhe gjetën Fabian Dusten Cardona, 18 vjeçar, duke u fshehur pas derës së një kamioni të bardhë.

Cardona ishte i armatosur me një pushkë të stilit AR-15 dhe synonte të gjuante edhe në drejtim të policisë, sipas një njoftimi për shtyp.

Më pas, Cardona hoqi pushkën e tij dhe u dorëzua, thonë autoritetet.

Policia dhe mjekët hynë në shtëpi dhe gjetën një grua 50 vjeçare me plagë të shumta. Ajo u transportua në një spital pranë zonës.

Autoritetet thanë se hetimi zbuloi se Cardona është djali i viktimës. Që të dy jetonin së bashku në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat