Alaska thyen rekord të nxehtësisë

Amerika

Alaska thyen rekord të nxehtësisë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:39
Alaska

Banorët e Alaskës, shteti më verior i SHBA-së, po përballen prej disa javësh me rekorde të temperaturave që kalojnë në disa vende më shumë se 15 gradë Celcius.

“Muajt shkurt dhe mars kanë qenë që të dy jashtëzakonisht të ngrohtë. Madje shumë vende janë duke thyer rekordet e nxehtësisë për muajin mars”, thotë Rick Thoman, specialist i Qendrës për Vlerësimin dhe Politikat e Klimës në Alaskë.

Qytete si Wainwright, Nuiqsut, Kaktovi dhe Barrow, që ndodhen në veri të shtetit amerikan, në rrethin arktik, mund të arrijnë këtë fundjavë temperatura më të larta se 14-22 gradë Celcius.

Në këtë rajon të Alaskës temperaturat në këtë periudhë të vitit zakonisht qëndrojnë nën zero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat