Biden mohon akuzat për sjellje të papërshtatshme

Amerika

Biden mohon akuzat për sjellje të papërshtatshme

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:11
Ish nën-presidenti amerikan Joe Biden

Ish nën-presidenti amerikan Joe Biden, ka mohuar akuzat e Lucy Flores, ish-anëtare e asamblesë në Nevada, për sjellje të papërshtatshme.

Flores ka deklaruar se Biden e kishte puthur atë në pjesën e pasme të kokës, gjatë një fushate zgjedhore.

‘Kurrë nuk kisha përjetuar diçka aq të papërshtatshme’, shkroi ajo.

Biden nga ana e tij thotë se përgjatë viteve u ka shprehur dashuri njerëzve, duke shtuar se ‘jo një herë, por asnjëherë nuk besoj të kem vepruar në mënyrë të papërshtatshme’. Duke shërbyer si zv / president i Barak Obamës për tetë vjet dhe në Senatin amerikan për gati katër dekada, Biden shihet si një kryesues i mundshëm në garën për nominimin për president nga  demokratët edhepse  nuk e  ka shpallur  ende kandidaturën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat